Projekti “Pas Vargut të Ali Asllanit” është një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës i cili ka si synim krijimin e një platforme online në shërbim të promovimit të trashëgimisë kulturore, duke pasur në fokus të vecantë ndërkombëtarizimin e emrit të poetit Ali Asllani dhe promovimin e krijuesve të diasporës.
Kjo platformë e krijuar në funksion të projektit, synon të rikthejë vëmendjen në trashëgiminë kulturore të fshatit Vajzë duke e lidhur me teknologjinë digitale për të transmetuar tek të rinjtë jo vetëm kulturën por dhe origjinën e trashëguar ndër vite. Kjo platformë synon revitalizmin e zonës dhe kthimin e kësaj të fundit në një atraksion kulturor, turistik dhe jo vetëm.
Historia e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar brenda ambienteve të shtëpisë së tyre.
Komedia dramatike “Ata hyjnë pa trokitur” shfaqet për publikun në formën e teatrit bashkëkohor, ku përzihen elemente të teatrit absurd, ekzistencialist, komikes me tragjiken, sarkazmës dhe ironisë. Shfaqja është e mbushur me simbole që e lidhin njeriun me pushtetin dhe frikën prej këtij të fundit.
Pjesa sjell një këndvështrim të ri për përndjekjen politike në rendin e dramave me karakter social e historik në vazhdën që po krijohet me këto lloj dramash në skenën shqiptare.